Njëzet vjet pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, shqiptarët dhe serbët jetojnë dhe punojnë të ndarë, me pak mundësi për të rindërtuar marrëdhëniet e dëmtuara. Sidoqoftë, mundësitë e tanishme të epokës dixhitale, ku njerëzit komunikojnë mes tyre, përmes rrjeteve sociale dhe platformave, po na japin një mënyrë tjetër për të menduar për njëri-tjetrin dhe për të bashkëvepruar me
njëri-tjetrin.
Kjo është pika hyrëse për Linking Through Lenses (LTL), një program që përdor qasjen people-to-people me qëllim të:
- Zgjeroj mundësitë që të rinjtë të angazhohen në aktivitete konstruktive dhe alternative në ndjekjen e interesave të përbashkëta, dhe
- Zhvilloj marrëdhënie të qëndrueshme dhe aktivitete të përbashkëta që kontribuojnë në përfitimin e ndërsjellë.

LTL u mundëson influencerët vizual (YouTuber-at, Instagramer-at, TikToker-at dhe të tjerët) të formësojnë opinionin e të rinjve kosovar, të bashkojnë komunitetet dhe dhe të gjenerojnë praktika ose perspektiva të reja të komunikimit dhe dialogut. Ata do të angazhohen në hartimin e ndikimit , krijimit dhe vazhdimësisë së dialogut, si dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në qasjen virtuale dhe të drejtpërdrejtë. LTL është një program një vjeçar për udhëheqës/lider me prejardhje të ndryshme etnike me qëllim të formimit të disa grupeve të ndërlidhur rreth temave të medias, kulturës, artit, modës, natyrës, vullnetarizmit, aktivizmit të komunitetit dhe zhvillimit të rinisë.
Së fundmi, influencerët vizualë do të hartojnë përmbajtje inovative, duke përdorur praninë e tyre në media sociale, së bashku duke e kuptuar komunitetin ku do të promovuojnë dhe normalizojnë marrëdhëniet, historitë pozitive mbi bashkëveprimet e komuniteteve në Kosovë që të veprojn në mënyrë efektive kundër narrativave negative.
Në menyrë që të krijojm përmbajtje ndikuese të kualitetit shumë të mire, influencerët tanë po marrin përkrahje nga këta mentorë të mrekullushëm.