Intervista e parë për sfidën e dytë

Shenaj Belegu, një nga koordinatorët e projektit LTL mori pjesë në emisionin e mëngjesit.

Shenaj Belegu, një nga koordinatorët e projektit Linking Through Lenses mori pjesë në emisionin e mëngjesit “#gjesi” në televizionin T7. Gjatë intervistës së saj, ajo foli për projektin dhe sfidën që ne po organizojmë në kuader të këtij projekti. Duke iu bashkuar sfidës së dytë LTL ju mund të fitoni një nga çmimet që ne po japim. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të postoni në profilin tuaj ose në storie një vizatim që na tregon histori pozitive për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.Përdorni #LTLKosovo dhe etiketoni profilet tona. Këtu mund të informoheni më shumë për sfidën.

Shihni intervistën e saj dhe merrni më shumë informacion: https://bit.ly/3AgjuXf

Shares