Giveaway e dytë!

Gara e dytë LTL është gati.

Ne kemi filluar me garën e dytë LTL me radhë. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të pikturoni apo të vizatoni diçka që reflekton marrëdhënie ndëretnike pozitive në Kosovë. Punimet më të mira do të shpërblehen me dhurata të çmueshme:

  • Skuter elektrik 
  • Orë inteligjente
  • Dritë unazore

Postoni një foto të vizatimit/pikturës në rrjete sociale. Ju duhet të vendosni #LTLKosovo në përshkrimin tuaj, tëbëni follow dhe të etiketoni @ltlkosovo, @maxytravelette (për pjesëmarrësit serb) ose @praselimi (për pjesëmarrësit shqiptar), dhe @nsimitrovica. 

Preferohet që profili juaj të mos jetë privat në mënyrë që të mos e humbasim postimin. 

Gara është e vlefshme deri më 20 Shtator. Fituesit do të zgjedhen nga ekipi LTL me influencuesit. 

Ne i’u urojmë fat të gjithë pjesëmarrësve!

Shares