Pikniku LTL në Shtëpinë e të Moshuarve

Në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë së fundi u organizua një pasdite argëtuese me të moshuarit, me anë të një nisme të influencuesve të LTL.

Influencuesit nga LTL së bashku me 15 vullnetarë nga Komuniteti Amerikan që janë pjesë e Kishës Protestante në Prishtinë, organizuan një piknik pasditeje në kopshtin e Shtëpisë Publike të të Moshuarve në Prishtinë. 

Tani për tani janë 67 banorë të moshuar me të cilët influencuesit nga LTL kishin mundësi të flisnin, të kalojnë kohë duke luajtur lojëra tavoline, të këndonin këngë dhe të vallëzonin së bashku. Pas aktiviteteve, u organizua edhe një darkë në formë të grillit për të gjithë të moshuarit ku ata shijuan ushqimin dhe pijet së bashku. Aktiviteti ka zgjatur katër orë dhe është organizuar në pasdite\drekë. 

Shares