Linking Through Lenses

Njëzet vjet pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, shqiptarët dhe serbët jetojnë dhe punojnë të ndarë, me pak mundësi për të rindërtuar marrëdhëniet e dëmtuara. Sidoqoftë, mundësitë e tanishme të epokës dixhitale, ku njerëzit komunikojnë mes tyre, përmes rrjeteve sociale dhe platformave, po na japin një mënyrë tjetër për të menduar për njëri-tjetrin dhe për të bashkëvepruar me njëri-tjetrin.

Kjo është pika hyrëse për Linking Through Lenses (LTL), një program që përdor qasjen people-to-people me qëllim të:

  • Zgjeroj mundësitë që të rinjtë të angazhohen në aktivitete konstruktive dhe alternative në ndjekjen e interesave të përbashkëta, dhe
  • Zhvilloj marrëdhënie të qëndrueshme dhe aktivitete të përbashkëta që kontribuojnë në përfitimin e ndërsjellë.
Punëtori me influencerët

LTL u mundëson influencerët vizual (YouTuber-at, Instagramer-at, TikToker-at dhe të tjerët) të formësojnë opinionin e të rinjve kosovar, të bashkojnë komunitetet dhe dhe të gjenerojnë praktika ose perspektiva të reja të komunikimit dhe dialogut. Ata do të angazhohen në hartimin e ndikimit , krijimit dhe vazhdimësisë së dialogut, si dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në qasjen virtuale dhe të drejtpërdrejtë. LTL është një program një vjeçar për udhëheqës/lider me prejardhje të ndryshme etnike me qëllim të formimit të disa grupeve të ndërlidhur rreth temave të medias, kulturës, artit, modës, natyrës, vullnetarizmit, aktivizmit të komunitetit dhe zhvillimit të rinisë.

Së fundmi, influencerët vizualë do të hartojnë përmbajtje inovative, duke përdorur praninë e tyre në media sociale, së bashku duke e kuptuar komunitetin ku do të promovuojnë dhe normalizojnë marrëdhëniet, historitë pozitive mbi bashkëveprimet e komuniteteve në Kosovë që të veprojn në mënyrë efektive  kundër narrativave negative.

Në menyrë që të krijojm përmbajtje ndikuese të kualitetit shumë të mire, influencerët tanë po marrin përkrahje nga këta mentorë të mrekullushëm.

Njihuni me mentorët e LTL
 

Name

A brief description.

  • Mateja Simić
    Mateja Simić

    Ai u diplomua në Gjimnazin në Mitrovicë dhe u regjistrua në Fakultetin në Beograd (ITS). Gjatë vitit të tretë dhe të katërt në shkollën e mesme ai lexoi shumë libra mbi psikologjinë dhe biznesin, dhe filloi me klientë të vegjël, duke bërë marketing në radio në rrjetet sociale. Në qershor, në vitin e parë të kolegjit, ai kishte 6 nga 8 provime të mbartura kur vendosi të braktiste, në mënyrë që t'i përkushtohej punës. Sot, ai është drejtori i marketingut dixhital për një agjenci në Dubai, ku brenda agjencisë ata kanë një projekt të brendshëm në lidhje me platformën për marketingun MENA. Platforma do të fillojë të funksionojë rreth shtatorit dhe të ardhurat e parashikuara janë një milion dollarë për 3 muajt e parë. Ai është gjithashtu një konsulent në agjensinë dixhitale W3 Lab ku ka qenë që nga fillimi. Bashkëthemelues dhe ish CMO i Brandly: një platformë që ju lejon të filloni shpejt, lehtë dhe pa kosto shitjet në internet të produkteve tuaja të markës, kryesisht veshjeve.

  • Valon Canhasi
    Valon Canhasi

    Ai është CEO i Hallakate. Ai së pari filloi Hallakate si një ide për të zgjidhur problemin e "SEARCH" në Kosovë, ku do të shfaqeshin vetëm rezultatet lokale (diçka si Google Kosova)… por ai shpejt mësoi se sjellja e përdoruesit në Kosovë kanë ndryshuar në të vërtetë. Sot, shumica e përdoruesve hyjnë në internet për të zbuluar përmbajtje sesa për ta kërkuar atë. Duke marrë në konsideratë që kjo sjellje është zhvilluar masivisht, ai vendosi të shndërrojë Hallakate.com në një Agjenci të Medias Sociale të specializuar në shërbime për bizneset dhe individët në lidhje me praninë e tyre në internet.

Shares