Në fund të vitit 2020, New Social Initiative (NSI) lansoi Linking Through Lenses – #LTLKosovo, një program që synon të forcojë ndikimin dhe shtrirjen e zërave të besueshëm të orientuar nga dialogu, dhe përfundimisht të kontribuojë në një ndryshim në qëndrimet ndaj multikulturalizmit tek të rinjtë në Kosovë.
Programi angazhoi një grup influencerësh aktivë në mediat sociale për të riformuar narrativat polarizuese dhe për t’u fokusuar në histori pozitive të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
Në vazhdim të një fushate të suksesshme që sfidoi narrativat negative të gjithanshme dhe promovoi mesazhe pozitive në lidhje me ndërveprimet ndërmjet komuniteteve të Kosovës – #LTLKosovo Change Initiative vazhdon të punojë me grupin e influencerëve që do të paraqesin dhe mbështesin iniciativat që ofrojnë zgjidhje për çështjet e komunitetit lokal.
Aktivitetet e #LTLKosovo Change Initiative do të fokusohen në adresimin e çështjeve të komunitetit dhe gjetjen e zgjidhjeve, ndërsa fushata e komunikimit publik synon të plotësojë aktivitetet programatike duke ofruar shikueshmëri dhe njohje.
Çfarë mund të prisni nga #LTLKosovo Change Initiative:
- Takimet e Komunitetit – në 7 lokacione të ndryshme në Kosovë do të ofrojnë një hapësirë për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave dhe identifikimin e problemeve në komunitetet lokale dhe do të ofrojnë informacion se si sfida LTL mund të ofrojë mbështetje për zgjidhjet e tyre;
- Sfidat LTL – Thirrje për propozime që do të kërkojnë ide kreative nga grupet e komunitetit – idetë më të mira do të marrin mbështetje financiare për zbatim;
- LTL Local Initiatives – Programi ofron mbështetje teknike dhe materiale për zbatimin e 15 nismave lokale.
- Një platformë e re mediatike që mundëson qasje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse në mediat që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë tek organet dhe agjencitë e mediave në Prishtinë, Beograd, dhe tek lexuesit vendas.
Ky projekte 20 mujore në kuadër të programit #LTLKosovo është mundësuar nga New Social Initiative me mbështetjen e Departamentit Federal të Zvicrës të Punëve të Jashtme (FDFA) përmes Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe Rockefeller Brothers Fund (RBF).